Ka ndodhur

U gjendet kokainë në makinë, 2 të arrestuar dhe 3 të proceduar në Elbasan

Dy të rinj u arrestuan mbrëmë gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në Elbasan, ndërkohë që 3 të tjerë do të ndiqen penalisht, pasi u kapën me një sasi droge.

Policia thotë se janë vënë në pranga shtetasit E. A, 28 vjeç, dhe T.Ç., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskllëzim krimi”, shtetasit:
M.U., 31 vjeç, D.G., 20 vjeç dhe E.Rr., 21 vjeç, të tre banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në mjetin “Volkswagen” që qarkullonin këta shtetas, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 doza lëndë narkotike kokainë, automjetin me të cilin qarkullonin dhe 2 aparate celularë.

Aktualisht policia po vijon hetimet për zbulimin dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë