Politike

U fotografua me cigare brenda në restorant, Koçiu shkarkon zv.ministrin e Brendshëm

Nga Gazeta ‘Si’- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka konfirmuar zyrtarisht shkarkimin e zëvendësministrit të Brendshëm, Andi Mahila për shkak të një sjelljeje që sipas saj përbën shkelje të ligjit anti-duhan.

Me anë të një postimi në Facebook, ministrja shpjegon se vendimi është marrë pas një denoncimi nga një qytetar shqiptar që jeton në New York, i cili kishte qenë dëshmitar i një episodi ku zëvendësministri kishte tymosur cigare në një restorant në Tiranë, në kundërshtim me ligjin.

“Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra. Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit,” shkroi Koçiu.

Ajo shkruan se standardet duhet të fillojnë nga vetë drejtuesit e institucioneve, “sidomos në një dikaster si ai i Punëve të Brendshme, i cili ka në mision garantimin e rendit dhe respektimin e ligjeve.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë