Nga Gazeta ‘Si’- Një ditë pas ekstradimit nga Spanja, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Leonard Luzin, 47-vjeçari i cili akuzohet se organizoi vrasjen e Inez Hajrullës dhe Evis Matodashajt.
Krimi u parandalua nga Policia, pasi Amarildo Nikolli, u arrestua para se të kryente vrasjet. Në momentin e vendosjes në pranga, iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje.
Luzi, i cili njihet me pseudonimin “Daku” është një emër i njohur për policinë, pasi ka lidhje të forta me eksponentë të krimit. Ai është edhe shoku i Amarildo Nikollit, i cili dyshohet të jetë pajtuar si vrasës me pagesë, me precedentë të mëparshëm edhe në Itali.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.