Ka ndodhur

“U dërgonte mesazhe natën”, arrestohet një drejtor shkolle, ngacmoi seksualisht dy të mitura

Një drejtor shkolle është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të mitura.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stropckë të Pogradecit, ku 59-vjeçari, me inicialet A.H. akuzohet se ngacmonte në mënyrë të vazhdueshme dy nxënëset e tij.

Mësohet se ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar 2 javë më parë.

Ka qenë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbuloje në prani të psikologeve nga dy vajzat e mitura se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit. Ndërkohë, mësohet se ai u ka dërguar sms ngacmuese në orët e vona të natës.

Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje dhe as kanë denoncuar, por policia ka mundur ti bindë për të treguar se çfarë ka ndodhur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë