Drejtësia

U dënua për tentativë vrasjeje në Mamurras, Apeli shpall të pafajshëm Bardhok Nokën

Gazeta Si – Bardhok Noka i dënuar më parë me 7 vite e 6 muaj heqje lirie për tentativë vrasjeje, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Tiranës.

Noka ishte dënuar për ngjarjen e datës 28 prill 2020, ku në aksin rrugor Mamurras-Ura e Drojës, në dalje të qytetit të Mamurrasit, pas një konflikti verbal me shtetasin me iniciale K(N)SH(P), dyshohej se ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës së këtij të fundit.

Më 10 maj 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Kurbin, vendosi dënimin e Nokës gjithsej me 7 vite e gjysmë.

Ky vendim u ankimua nga Prokuroria, e cila kërkoi 14 vite burg, ndërsa edhe Badhok Noka nga ana e tij ankimoi vendimin në Apel dhe kërkoi pafajësi.

Mësohet se në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare Edlira Petri dhe anëtarë Valdete Hoxha dhe Genti Shala, vendosi ndryshim të vendimit të Gjykatës së Kurbinit dhe deklarimin të pafajshëm të Bardhok Nokës.

Më 29 prill 2020, Noka me një bashkëpunëtor tentuan të vrasin një person, duke qëlluar me armë ndaj mjetit ku ai udhëtonte, por për fat të mirë objektivi shpëtoi.

Noka u arrestua pas rreth dy muajsh nga ngjarja nga forcat e FNSH-së në Laç në një operacion në kushte të larta sigurie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë