Drejtësia

U dënua për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit

Gazeta Si – Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e eurodeputetit grek, Fredi Beleri, i cili kërkoi pafajësi për dënimin me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

Beleri u dënua pasi u kap duke blerë vota për zgjedhjet kur garonte për kryebashkiak në Himarë në vitin 2023. Fredi Beleri u lirua nga qelia me kusht, më 2 shtator 2024.

Po ashtu Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe kërkesën për pafajësi nga bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi, i dënuar me shërbim prove.

Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të 12 majit 2023, vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.

Sipas organit të akuzës, rezultonte se i pandehuri Beleri ka ofruar nga 50 euro për tetë vota. Po ashtu, Beleri u akuzua se i kishte dhënë paratë nëpërmjet të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë