Ka ndodhur

U denoncua si i rrëmbyer, policia e Sarandës: I riu është në komisariat

Gazeta Si – Një denoncim për rrëmbimin e një të riu, alarmoi paditen e kësaj të mërkure Policinë e Sarandës.

Ngjarja është ende e paqartë pasi, vetë policia në një njoftim për mediat, thotë se 19-vjeçari që u raportua si i rrëmbyer, aktualisht ndodhet në komisariat.

Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër person.

Po sipas policisë, vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të.

 “Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se: Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas. Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të”, –njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë