Një minator ka mbetur i plagosur në minierën e Bulqizës. 60-vjeçari Sh.Ç është aksidentuar në galeri teksa punonte.
Minatori është lënë në hyrje të spitalit në Dibër dhe më pas kur është konstatuar është nisur me urgjencë drejt Traumës.
Ndërkohë kanë qenë të afërmit ata që kanë denoncuar rastin. Bëhet me dije se policia ka ndaluar edhe personin që e ka transportuar.
Ngjarja nuk është bërë publike nga policia dhe nuk dihet se në cilën galeri punonte 60 vjeçari Sh.Ç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




