Gazeta Si – Dy turistë belgë janë shpëtuar, pasi ishin bllokuar për rreth 5 orë në kanionin e Gjipesë në Vlorë. Pas ndërhyrjes, policia bën me dije se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Terreni ka qenë shumë i vështirë dhe i rrezikshëm dhe për shkak të errësirës, e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni.



Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit janë nisur shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni, e 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit”, njoftojnë blutëa
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




