Nga Gazeta ‘Si’- Shtatë turistë spanjollë janë evakuuar me sukses pas disa orësh të bllokuar në kanionet e Nivicës, në bashkinë e Tepelenës. Grupi kishte hyrë në zonën malore për eksplorim, por kishte humbur orientimin, duke u gjendur në vështirësi për të dalë nga terreni i thyer dhe i thepisur i kanioneve.
Pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë, duke ndërmarrë një operacion kërkimi dhe shpëtimi. Pasi u lokalizua vendndodhja e saktë e turistëve, u organizua evakuimi i tyre në kushte të vështira të terrenit.
Policia lokale konfirmoi se të shtatë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë jashtë çdo rreziku për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.