Gazeta Si – Një 19-vjeçare është shpëtuar nga forcat “Shqiponja”, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Sali Nivica”, ku 19-vjeçarja pasi kishte mbetur e bllokuar brenda në banesën që po digjej.
Sipas policisë, 19-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe i kanë dhënë ndihmë shtetases E. D., 19 vjeçe, e cila kishte mbetur e bllokuar brenda banesës që ishte përfshirë nga zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.