Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata e Korçës ka liruar nga arresti dhe ka pezulluar nga detyra 4 policët e arrestuar tre ditë më parë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, si të dyshuar për shpërdorimit të detyrës.
Sipas avokatit të tyre Nevzat Tarelli, gjykata ka pranuar të pjesshme kërkesën e prokurorisë duke lënë në fuqi pezullimin nga detyra ndërsa e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e 4 policëve.
Gjykata ka lënë në burg pa afat drejtuesin e mjetit V.D, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe municionit.
Seanca zgjati 4 orë e 20 minuta.
Tre inspektorët dhe nënkomisari u arrestuan 3 ditë më parë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, pasi dyshohet se kishin lejuar të kalonte një mjet në Pikën e Kapshticës, e cila po transportonte 6 kg heroinë të ndarë në pako.
Sakaq, drejtuesi i mjetit që shpërndante drogën u la në burg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.