Drejtësia

U arrestua për vjedhje, ‘arrest shtëpie’ për drejtorin e burgut të Reçit

Gazeta Si – Drejtori i burgut të Reçit, Ervis Zika, është lënë në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Shkodrës këtë të enjte.

I arrestuar pak ditë më parë, dyshohet se si ka kaluar në regjim pa skaner, sende te paligjshme dhe se ka firmosur në mënyrë fiktive kartelat e karburantit.

Pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese për faktin se drejtori i burgut nuk përbën rrezikshmëri për largimin nga Shqipëria.

Hetimi ndaj drejtorit të burgut të Reçit do vijojë në kushtet e arrestit të shtëpisë.

Vendimi u dha nga gjyqtarja e Shkallës së parë në Shkodër, Izabela Radovani, ndërsa prokurore e çështjes është Shqiponja Milla.

Pas arrestimit, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja emëroi në drejtimin e Institucionit të Vuajtjes së Dënimit të Reçit, Seit Vucajn.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë