Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka lënë në burg me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 49 vjeçarin, Ilir Paja. I njohur dhe me nofkën ‘UFO’, Paja u arrestua dy ditë më parë në një lokal zonën e Laprakës pas 5 vitesh në arrati.
Në seancën e zhvilluar këtë të shtunë mbrojtja e Ilir Pajës, pretendoi se i shumëkërkuari ka shlyer dënimin e tij, duke pretenduar se në 2011, ishin krimet e rënda e dënuan atë me 17 vite burg edhe për krimet e kryera në Itali.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person shumë i kërkuar nga në shtetin fqinj pasi Gjykata e Apelit Milano, e ka dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje të punonjësve të policisë, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi.
Vite më pare, Paja u arratis nga Burgu i Peruxhias, duke përdorur si litarë e disa çarçafë, teksa vuante dënimin për dy vrasjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.