Është zhvilluar këtë të diel në Apelin e Posaçëm seanca për masën e sigurisë për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg Lefter Kokën.
Më herët, Koka kishte kërkuar lirinë në Apel me argumentin se nuk kishte rrezikshmëri dhe do qëndronte bashkëpunues me drejtësinë.
Ndërsa nga ana e tij avokati është shprehur se nuk ka asnjë koment për të dhënë.
Ish-zyrtari i lartë i PS-së akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me abuzimet me inceneratorët.
Ish-ministri Lefter Koka u akuzua për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




