Gazeta Si- Gjykata e Posaçme ka vendosur të lirojë nga qelia Klea Gjatën, partneren e Laert Haxhiut, i arrestuar në Greqi dhe në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit për t’u ekstraduar në Shqipëri.
Gjyqtari Erjon Bani zëvendësoi masën e sigurisë “arrest në burg” në “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Klea Gjata qëndronte në paraburgim prej shtatorit të vitit të kaluar, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani. Ajo akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “moskallëzim krimi”.
27-vjeçarja nga Lushnja u arrestua pas zbërthimit para hetuesve të Tafanit, i cili rrëfeu 6 vrasje të kryera nga grupi, duke u kthyer në bshkëpunëtor të drejtësisë.
SPAK mori në dorë dosjen nga Prokuroria e Elbasanit dhe është duke verifikuar thëniet e Tafanit si dhe po përballë tashmë rezultatet e hetimeve me personat e arrestuar disa muaj më parë.
Laert Haxhia është marrë i pandehur në mungesë nga GJKKO për të ashtuquajturën masakra e Lushnjës në vitin 2017, ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i ish-bandës së Lushnjës.
Haxhiu është arrestuar në Gerqi dhe është në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit grek nëse do të ekstradohet në vendin tonë.
Po ashtu, pak kohë më parë Prokuroria e Elbasanit ka firmosur një urdhër-arrest të dytë për Laert Haxhiun duke e akuzuar për 4 vrasje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.