Gazeta Si – Gjykata e Lezhës ka liruar, duke lënë në masën “detyrim paraqitje”, Ladi Ndojën, bashkëshortin e deputetes së PD, Elda Hoti.
E njëjta masë sigurie është dhënë edhe për Amarildo Jushin,, pasi akuzohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Ndoja dhe Jushi u arrestuan mbrëmjen e të shtunës rreth orës 20:20, ku me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit që drejtohej nga Renuar Kola, 46 vjeç drejtor i arsimit Rrëshen (drejtues automjeti) dhe A.D., (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se këta shtetas po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.
Pas kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, konkretisht në automjetet e Ladi Ndojës dhe Aamarildo Jushit, policia gjeti dhe sekuestroi lista me të dhëna personash (të dyshuara si lista zgjedhësish), ndërsa në automjetin e Kolës nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.