Drejtësia

U arrestua një vit më parë, sekuestrohet pasuria miliona euro e trafikantit të dënuar në Itali

Një pasuri disa miliona euro është sekuestruar nga Prokuroria e Tiranës ndaj shtetasit Dritan Beti, si të dyshuara se janë pëtfituar nga veprimtari të paligjshme.

Beti u arrestua në Tiranë një vit më parë, 11 nëntor 2020 me qëllim ekstradimi, pasi Italia e kishte dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Pasuria e tij kap vlerën e miliona eurove dhe bëhet fjalë për pasuri të luajtshme e të paluajtshme, makina e apartamente. Ndër pasuritë e sekuestruara janë tre apartamente, një sipërfaqe truall, një Bar-Kafe dhe një palestër.

Pasuritë që i janë sekuestruar Dritan Betit:

-Truall 83.78 m2 në rrugën “Mihal Grameno” Tiranë
-Apartament 66.60m2 në rrugën “Vëllezërit Huta” Tiranë
-Apartament 125.67 m2 në rrugën “Mihal Grameno” Tiranë
-Apartament 93.70 mln në Tiranë
-Palestër dhe dyqan në Njësinë Bashkiake nr. 2 në Tiranë
-Bar kafe në rrugën “Qemal Stafa” në Njësinë n.8 në Tiranë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë