Interpoli ka njoftuar SPAK-un për arrestimin nga autoritetet italiane të ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla.Sipas njoftimit të SPAK, pritet që Llalla të ekstradohet nga Italia për të vijuar me proceduat e dënimit të tij në Shqipëri.
Prokuroria e Posaçme i ka përcjellë ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e Adriatik Llallës nga Italia në Shqipëri.
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u arrestua në Romë një muaj nga shpallja në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin në Shqipëri.
Ish-kreu i organit të akuzës, u dënua në shtator, nga Gjykata e Apelit me 2 vite burg për akuzën e “Mos deklarimit të pasurisë” në 3 raste, dënim ndaj të cilit ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Llalla, u largua nga Shqipëria vetëm pak ditë para se Apeli të jepte dënimin e formës së prerë, ndërsa nga arratia, nëpërmjet avokatit të tij kërkoi dy herë pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg me argumentin se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.