Politike

‘U aprovua një amnisti e turpshme’, Basha: Pseudorevolucioni i 5 muajve u zerua në pazar

Të turpshme e ka quajtur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha miratimin e aministisë në parlament ditën e enjte. Nga Kuvendi Zgjedhor i degës nr.15 në Tiranë, Basha i konsideroi kundërshtimet e 5 muajve të demokratëve një pseudo-revolucion të shndërruar në Pazar.

“Se po bënim revolucion pra. Ku një natë të bukur revolucioni mbaroi. Si mbaroi revolucioni? Duke i vënë kazmën komisionit për reformën zgjedhore, duke e paralajmëruar një skemë mafioze për t’i vënë kazmën SPAK-ut, se aty është halli dhe mbrëmë duke aprovuar një amnisti të turpshme ku falen apo ndalet procesi, ku falen ata që janë në burg dhe ndalet procesi për ata që janë në proces gjyqësor, drejtorët e korruptuar, zyrtarët e korruptuar.

Ndërsa protestuesit në masë dërrmuese demokratë kundër korrupsionit dhe kundër kriminalizimit të shtetit, nuk përfitojnë. Dhe përfshirë edhe protestuesit e kësaj dege, që edhe sot, edhe javën e ardhshme do të jenë në gjyqe, sepse kauza e turpshme e pseudorevolucionit përfundoi në një pazar me përfitues të vetëm Edi Ramën dhe me humbës interesin e çdo shqiptari” tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë