Supozohej të kishte konkurruar në emër të Ukrainës në Eurovizion, por polemikat që shpërthyen rreth vizitës së saj në vitin 2015 në gadishullin e Krimesë, të aneksuar në Rusi, nuk e bëjnë më atë një përfaqësuese të denjë.
Kështu Alina Pash, këngëtarja dhe reperja ukrainase, e cila u bë e famshme pasi konkurroi në versionin e vendit të saj të “X Factor”, (ku doli e treta) njoftoi në Instagram se do të tërhiqet nga përfaqësimi i Kievit në Eurovizion 2022. Ndërkohë, ftoi ukrainasit: “Qëndroni të bashkuar: sot është më e rëndësishme se kurrë”.
Vetëm pesë ditë më parë kishte fituar në Festivalin e Ukrainës “Vidbir 2022” me këngën “Tini Zabutykh Predkiv”. Në ditët në vijim do të bëhet e ditur se kush do ta zëvendësojë.
“Unë jam një qytetare ukrainase, ndjek ligjet e Ukrainës, përpiqem të sjell traditat dhe vlerat e Ukrainës në botë. Kjo histori që doli, nuk është aspak ajo që them në këngën time”, ka shkruar ai. “Unë jam artiste, jo politikane”, shtoi ajo, duke thënë se “nuk e dua këtë luftë dhe urrejtje virtuale. Lufta kryesore tani është ajo e huaja që mbërriti në vendin tim në vitin 2014”.
Duke thënë se nuk dëshiron të jetë më pjesë e kësaj historie të pistë, “me zemër të thyer tërheq kandidaturën time si përfaqësuese e Ukrainës në Eurovizion. Më vjen jashtëzakonisht keq”, shprehet këngëtarja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.