Ka ndodhur

U aksidentuan me makinë në Rrëshen, ndërrojnë jetë te Trauma burrë e grua

Ka ndërruar jetë pas 13 ditësh në spital çifti i bashkëshortëve që mbetën  të plagosur në një aksidenti rrugor të rëndë në hyrje të Rrëshenit me 5 tetor të këtij viti.

Në aksident u përfshinë dy automjete, të cilat u përplasën me njëra-tjetrën.

Çifti i bashkëshortëve P.P dhe P.L ndërruan jetë në spitalin e Traumës në Tiranë ku merrni mjekim që prej plagosjes.

Me vdekjen e bashkëshortëve shkon në tre numri i viktimave nga ky aksident.  Fill pas aksidentit te Trauma ndërroi jetë drejtuesi i mjetit tip “Ford” shtetasi A.S., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Nga ky aksident mbeti i plagosur dhe një person tjetër i cili po merr mjekim në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë