Nga Gazeta Si- Tym i zi është ngritur mbi Kapelën Sistine, që do të thotë se kardinalët nuk kanë arritur të zgjedhin një papë të ri pas dy raundeve të votimit të enjten në mëngjes.
Ata do të takohen përsëri pasdite ku pritet sërish të shihet nëse do të ketë tym të zi apo të bardhë, që pritet ose në orën 17:30 ose në orën 19:00.
Për t’u bërë papë, një kardinal ka nevojë për dy të tretat e votave të hedhura nga Kolegji i Kardinalëve, domethënë 89 vota nga 133 kardinalët e ligjshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.