Teknologji dhe Inovacion

Twitter kufizon numrin e postimeve që mund të shohin përdoruesit

Twitter ka aplikuar një kufizim të përkohshëm të numrit të postimeve që përdoruesit mund të shikojnë në një ditë. Në një postim, Elon Musk tha se llogaritë e paverifikuara tashmë do të limitohen në leximin e 1 mijë posteve në ditë. Për llogaritë e reja të paverifikuara numri është 500. Ndërsa për llogaritë e verifikuara numri i postimeve që mund të lexohen është 10 mijë në ditë.

Miliarderi tha se këto kufizime janë bërë për adresuar “nivelet e mëdha të grumbullimit të të dhënave dhe manipulimit të sistemit” dhe lëvizjen e përshkroi si një “masë emergjente të përkohshme”.

BBC thotë se ka mundësi që Musk po shkon drejt një modeli ku përdoruesit do duhet të paguajnë për të marrë një shërbim të plotë në Twitter dhe për të pasur akses në një numër të pakufizuar postimesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë