Ekipi i ri i Twitter do të eksplorojë se si mund të mbështesë interesin në rritje të krijuesve për decentralizimin.
Twitter do të lançojë një ekip të ri që fokusohet në kriptovalutat.
Inxhinierja Tess Rinearson shkroi në Twitter se ajo do t’i bashkohej kompanisë së mediave sociale “për të udhëhequr një ekip të ri të fokusuar në kripto, blockchains dhe teknologji të tjera të decentralizuara, duke përfshirë dhe duke shkuar përtej kriptomonedhave”.
Ajo shtoi, “Ndërsa unë ndërtoj ekipin, ne do të punojmë për të kuptuar se çfarë mund të bëjnw monedhat digjitale për Twitter, si dhe çfarë mund të bëjë Twitter për kriptot.”
Sipas Rinearson, ekipi i ri i Twitter do të eksplorojë se si mund të mbështesë interesin në rritje të krijuesve për decentralizimin, pastaj të shikojë se si komunitetet e kriptove mund të ndikojnë në “identitetin, komunitetin, pronësinë dhe më shumë”.
Twitter ka kohë që po futet në botën e kriptomonedhave.
Biografia e themeluesit dhe CEO Jack Dorsey thjesht lexon, “#bitcoin”. Në shtator, Twitter prezantoi funksionin e tij “Tips”, duke lejuar përdoruesit të marrin bakshish në bitcoin.
Burimi:Entrepreneur/Përshtati Gazeta SI
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



