Ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, do të qëndrojë në burg. GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë për, Tushen ashtu sikurse edhe për 6 zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie, Flamuri Peqini, Ibrahim Lami, Bujar Murati, Bektash Nexha, Blerta Turku dhe Gazmend Çela, ndërsa 4 prej tyre, Xhemal Hasko, Margarita Gjermëni, Andri Musho dhe Ani Simoni, janë lënë në ‘arrest shtëpie’.
Seanca nisi gjatë orëve të paradites, por u ndërpre për gati dy orë pasi avokatët e të pandehurve kërkuan kohë që të njihen me dosjen voluminoze të SPAK.
Ish-kryebashkiaku Tushe akuzohet se në bashkëpunim me vartësit e tij, janë përfshirë në tenderin abuziv për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj me vlerë 28 milionë lekë të reja.
Sipas SPAK ata kanë kryer procedura fiktive dhe në kundërshtim me ligjin duke favorizuar firmën “Euro ALB” në dhënien e këtij tenderi dhe duke skualifikuar dy firma të tjera edhe pse ato kishin paraqitur ofertat më të lira.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.