Kur shëndeti e qetësia personale vijnë përpara parave. John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea, ka zgjidhur kontratën që e lidhte me Trabzonspor deri në 2021, pasi kishte shprehur pakënaqësitë e tij mbi faktin se në Turqi futbolli nuk po ndalonte, pavarësisht emergjencës koronavirus. Nigeriani kishte shprehur mendimin e tij në rrjetet sociale, duke deklaruar se nuk donte të luante në këtë moment, e nuk kishte zbritur në fushë të dielën në rastin e sfidës titull kundër Istanbul Basaksehir. Në fund, erdhi edhe vendimi drastik: zgjidhja konsensuale e kontratës, 14 muaj para përfundimit.
“Në jetë ka shumë më tepër se futbolli – shkroi Obi Mikel në Instagram disa ditë më parë – Nuk ndihem rehat e nuk dua të luaj në këtë situatë. Në këtë moment kritik, secili nga ne duhet të jetë në shtëpi me familjen dhe të dashurit e tij. Sezoni duhet të anulohet, me botën që po përballon një periudhë kaq të vështirë”. Një qëndrim i qartë, që përfundoi me një zgjedhje edhe më të qartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




