Gazeta Si – Turqia ka lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe 36 politikanë dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, përfshirë Shefin e Ushtrisë, Eyal Zamir dhe ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, si dhe ministrin e Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.
Turqia i ka akuzuar ata për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, duke përmendur në veçanti bombardimin e ushtrisë izraelite marsin e kaluar që shkatërroi një spital të ndërtuar nga Turqia në Rripin e Gazës.
Kjo është një masë simbolike, si urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në vitin 2024 për krime lufte.
Kjo nuk nënkupton që Netanjahu do të arrestohet nëse nuk udhëton për në Turqi (gjë që aktualisht është e pamundur, duke pasur parasysh marrëdhëniet midis dy vendeve). Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar ka pohuar se masa e Turqisë është një farë publiciteti.
Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit kanë qenë gjithmonë të tensionuara, por ato janë përkeqësuar më tej që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës.
Pasi tërhoqi ambasadorin e saj nga Izraeli, Turqia pezulloi tregtinë në vitin 2024, duke synuar të ushtronte presion mbi qeverinë izraelite që të pranonte një armëpushim në Gaza, dhe iu bashkua Afrikës së Jugut duke akuzuar Izraelin për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Më parë, presidenti Rexhep Tajip Erdogan e kishte kritikuar gjithnjë e më ashpër qeverinë izraelite: në vitin 2023, për shembull, ai e krahasoi Netanjahun me Hitlerin dhe operacionet ushtarake në vazhdim në Gaza me Holokaustin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



