Turqia është skuadra e tetë dhe e fundit që merr një biletë për në fazën çerekfinale të Kampionatit Europian Gjermani 2024. Turqit ia dolën të triumfojnë me rezultatin 2-1 ndaj Austrisë.
Qendërmbrojtësi Merih Demiral zhbllokoi sfidën që në minutën e parë, duke shënuar pas një rrëmuje në zonë saktësisht në sekondën e 57’, në atë që ishte edhe goli më i shpejtë i shënuar në një ndeshje të fazës me eliminim direkt të Europianit.
Në pjesën e dytë Demiral shënoi sërish pas një krosimi nga këndi, duke dyfishuar avantazhin e turqve, por vetëm për 6 minuta, pasi Gregoritsch rihapi sfidën sërish me kokë, pas zhvillimeve të një goditjeje nga këndi.
Në sekondat e fundit u desh mrekullua e portierit turk Gunok, për të çuar skuadrën e tij në fazën çerekfinale, aty ku do të përballet me Holandën.
Kampionati Europian do të rikthehet të premten e 5 korrikut me dy sfidat e para çerekfinale, Gjermani-Spanjë dhe Francë-Portugali, ndërsa një ditë më vonë do të luhen përballjen Holandë-Turqi dhe Angli-Zvicër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.