Bota

Turqia kalon në balotazh, Erdogan dhe Kilicdaroglu do të përballen sërish më 28 maj

Turqia do të ketë një balotazh zgjedhor më 28 maj pasi presidenti për një kohë të gjatë Rexhep Tajip Erdogan kaloi në një raund të dytë me vetëm një epërsi të ngushtë ndaj rivalit të tij, Kemal Kilicdaroglu

Asnjëri nga kandidatët nuk arriti 50% të kërkuar për të marrë presidencën, pasi u hapën 100% e kutive të votimit, sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë.

Të gjitha kutitë e votimit në vend u hapën dhe përqindja e pjesëmarrjes në votime është 88.92%, shifër e dhënë kjo nga kryetari i këshillit Ahmet Yener.

Por Kilicdaroglu tani përballet me një betejë të vështirë për të fituar raundin e dytë pasi Erdogan performoi më mirë se sa kishin parashikuar disa sondazhe. Rezultatet përfundimtare zyrtare për zgjedhjet në Turqi do të shpallen të premten, tha kryetari i këshillit suprem zgjedhor të Turqisë, Ahmet Yener.

Me numërimin përfundimtar, elektorati do të kthehet në një raund të dytë votimi që mund të zgjasë kontrollin 20-vjeçar të Erdoganit në pushtet, ose të krijojë terrenin për një ndryshim në drejtimin politik. Secili kandidat u përpoq të ringjallte votuesit pasi rezultatet nisën të dalin në sipërfaqe në orët e para të së hënës, në komente që përcaktuan qasjet e tyre konservatore dhe laike ndaj pushtetit.

Erdogan garantoi se do të jetë fitues.

Kemal Kilicdaroglu ka thënë se ai qëndron në këmbë pas zgjedhjeve presidenciale, duke shtuar se ai dhe ekipi i tij kanë punuar pa pushim që nga e diela.

“Mos humbni shpresën. Unë do të qëndroj në këmbë. Unë do të shpjegoj çdo gjë në lidhje me gjithçka që ka ndodhur. Dhe më pas, ne do të ngrihemi dhe do t’i fitojmë këto zgjedhje së bashku. Në fund të çdo gjëje, do të jetë vetëm ajo që do të vendosë kombi ynë,” shkroi ai në një mesazh në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë