Gazeta Si – Bosi i kriptovalutës, Thodex, turku Fatih Ozer i arrestuar në Shqipëri dhe i kërkuar për t’u ekstraduar nga Turqia ka nxjerrë një artificë para trupit gjykues të Gjykatës së Apelit të Durrësit, duke kërkuar përjashtimin e gjyqtares.
Vetë Ozer kishte preferuar që të mos paraqitur në seancë dhe të mbrohej nga avokati, i cili kërkoi për të përjashtuar gjyqtarin Valbon Çekrezi nga drejtimi i seancave, për shkak se gjykata nuk ka pranuar kërkesën e palës mbrojtëse në lidhje me përkthimin e disa materialeve të ndryshme të publikuara në mediet turke rreth procesit të Faruk Fatih Ozer.
Kujtojmë se më 17 nëntor 2022, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan vendosi pro lejimit të ekstradimit në Turrqi të Ozer. Shtetasi turk Özer apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ndërsa seanca e parë në apel u mbajt më 16 dhjetor. Gjykata pritet të vendosë më 30 dhjetor mbi fatin e turkut më të kërkuar.
Faruk Fatih Ozer u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë, të cilat i kishte fituar duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”. Ai kishte mashtruar rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij, ‘Thodex’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




