Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se në mbarë vendin janë arrestuar 99 anëtarë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik.
Arrestimet u kryen kryesisht në Ankara dhe në Izmir në perëndim të shtetit, por edhe në pjesën lindore dhe jugore, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, përmes një postimi në X.
“Nëntëdhjetenëntë të dyshuar janë arrestuar në operacionin GURZ-4, që zgjati tre ditë”, tha Yerlikaya.
“Ne nuk do të tolerojmë asnjë terrorist”, shtoi ai.
Në vitet e fundit, autoritetet turke kanë kryer disa arrestime masive të anëtarëve të dyshuar të IS-it. Në mars, autoritetet turke arrestuan 147 pjesëtarë të dyshuar të grupit ekstremist.
Pas këtyre arrestimeve, Yerlikaya deklaroi se policia kishte arrestuar në total 2.919 persona të dyshuar se kanë lidhje me grupin ekstremist.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.