Gazeta Si - Autoritetet turke thonë se rreth 13.5 milionë njerëz u prekën nga tërmeti dhe se ndikimi u ndje në një zonë që shtrihet rreth 450 km, nga Adana në perëndim në Dijarbakërit në lindje dhe 300 km nga Malatia në veri, deri në Hataj në jug.
Kështu raporton “The Guardian”, duke shtuar se autoritetet siriane kanë raportuar të vdekur deri në Hama, rreth 100 km nga epiqendra e tërmetit.
Ndërkohë, një tjetër çarje është aktivizuar në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë dhe kjo goditje ka qenë përgjegjëse për tërmetin e dytë të fortë të regjistruar mëngjesin e djeshëm, përkatësisht ai me magnitudë 7.5 ballë në orën 12:24 (11.24 në Shqipëri).
Sizmologu italian Alessandro Amato, i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), tha për agjencinë e lajmeve “ANSA”.
"Ai tërmet, - shtoi eksperti, - ndodhi në një çarje që ndodhet më në veri se ajo lindore e Anadollit, midis 70 dhe 80 metra e gjatë".
Në fakt, pas tërmetit të dhunshëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, toka e Anadollit është zhvendosur me të paktën tre metra.
Me magnitudë 7.8 ballë, tërmeti që ndodhi midis Turqisë Juglindore dhe Sirisë Veriore ishte një mijë herë më i fortë se ai i Amatriçe në Itali në vitin 2016 dhe 30 herë më i fortë se ai i Irpinias në 1980-ën për sa i përket energjisë së çliruar. Tërmeti, i ndjekur nga qindra pasgoditje, u regjistrua nga sizmografët në të gjithë botën, deri në Grenlandë, siç theksohet nga Instituti Gjeologjik Danez.
Sakaq, stuhia dimërore dhe temperaturat nën zero kanë penguar përpjekjet eekipve të shpëtimit dhe shkurtuar jetën e të mbijetuarve nën ndërtesat e shembura, teksa ndihma nga e gjithë bota janë nisur drejt vendit të katastrofës për të shpëtuar ato jetë që do të mbeten.
Burimet zyrtare thanë se numri viktimave mund të arrijë deri në 20,000 (5 mijë është deri tani), ndërsa miliona vetë mund të preken nga pasojat, mes të cilëve mbi 1 milionë fëmijë, tha OBSH.
Në një prej qyteteve turke të goditura më rëndë, Hataj, rezidentët sinjalizonin për thirrjet e të bllokuarave që po ngrinin nga i ftohti poshtë rrënojave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.