Gazeta Si – Shërbimi do të jetë i disponueshëm në aplikacion dhe sitin e Uimbëlldonit. Do të përdoret vetëm për pikat kulmore të turneut britanik.
Uimbëlldoni fut inteligjencën artificiale për komentin audio për ndjekësit e tij në ueb. Kronika e turneut të ardhshëm, që do të zhvillohet nga 3 deri më 16 korrik 2023, do t’i besohet pikërisht inteligjencës artificiale dhe lajmi është konfirmuar nga All England Club.
Shërbimi është realizuar falë bashkëpunimit mes All England club dhe kolosit të teknologjisë, Ibm. Ky mbulim i ri gjithsesi nuk do të zëvendësojë komentin direkt. Kronika dhe komenti historik nga Bbc mbeten. Shërbimi i ofruar nga inteligjenca artificiale është i ndarë nga transmetimi normal dhe do të përdoret për komentin e videove me momentet kulmore të turneut.
Një seri sensorësh të shpërndarë përreth fushës do të grumbullojë të gjitha të dhënat e ndeshjeve, si emrat e lojtarëve, shpejtësinë e topit dhe llojin e gjuajtjes, për ta transmetuar pastaj gjithçka në platformën Ibm. Të dhënat do të përpunohen nga modelet gjuhësore nga inteligjenca artificiale dhe do të riorganizohen në një kuptim të ri nga një chatbot.
Komentatori digjital është trajnuar me termat teknikë të tenisit, falë All England club të Uimbëlldonit, klubit sportiv organizator të turneut me të njëjtin emër. Shërbimi ofrohet nëprmjet plataformës së inteligjencës artificiale ‘Ibm Watsonx’ dhe ofron për publikun edhe analizën e shortit të ndeshjeve.
Janë përfshirë ekspertë tenisi për të këshilluar si duhet trajnuar inteligjenca artificiale në gjuhën unike të tenisit dhe veçanërisht të Uimbëlldonit, duke përfshirë edhe terma si “ladies” dhe “gentlemen”. “E shoh inteligjencën artificiale si një kompletim të elementit njerëzor më shumë se një zëvendësues”, – ka thënë lideri i IBM Sports Partnerships, Kevin Farrar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.