Gazeta Si – Në qytetin e Fierit është organizuar sot një turne për nder të Kujtim Majacit, një prej emrave më të mëdhenj të Apolonisë dhe futbollit shqiptar, i ndarë nga jeta disa vite më parë.
Një organizim shumë i bukur, me iniciativën e të mirënjohurit Vasil Ruci, kushtuar një simboli të qytetit të Fierit dhe jo vetëm.

Në ambientet e stadiumit “Loni Papuçiu” ishin të pranishme disa ekipe veteranësh, duke nisur me Apoloninë dhe Flamurtarin. E veçanta është se për ‘Kupën Kujtim Majaci’ kishin ardhur ekipe edhe nga Prishtina, Çikago dhe Londra.

Mes emrave që kanë pasur fatin të luajnë me Kujtim Majacin ishin të pranishëm Pandeli Tole, Dashnor Bita, Dashnor Poçi, Dhimitër Papuçiu, Romeo Haxhiaj e të tjerë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.