Nga Gazeta 'SI' - Në Shqipëri kanë hyrë 3.1 mln shtetas gjatë muajit gusht 2024, me rritje 9% nga një vit më parë. Rreth 940 mijë ishin shtetas shqiptarë me rritje 14% dhe pjesa tjetër të huaj me rritje 7.2%. Shifrat tregojnë se turizmi nuk po “shkëlqen” siç ishte parashikuar dhe as si një vit më parë. Gushtin e 2023-shit rritja e hyrjeve raportohej me 17% dhe atyre të huajve me 20.6%.
Në 8 muaj në Shqipëri kanë hyrë 13.8 mln shtetas, nga të cilat 8.5 mln janë të huaj.
96% e shtetasve të huaj vinin nga Europa, raporton INSTAT.
Në 99% të rasteve, hyrjet n Shqipëri ishin me qëllime personale, pra pushime apo vizita tek të afërm. Ky tregues është rritur me 10.4% nga gushti i shkuar. Rritje të ndjeshme kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale, me 49.4%.
Edhe numri i shqiptarëve të larguar nga Shqipëria gjatë të njëjtin muaj është rritur me 9.2% nga gushti i shkuar, mbi 901 mijë. “Sabotimi” nga turistët shqiptarët u raportua dhe në numrin e netë qëndrimeve në subjektet turistike të vendit.
Referuar muajit korrik 2024, INSTAT tregoi se edhe pse në mes të sezonit, numri i netëve të kaluara në një hotel apo të ngjashme pati rritjen më të vogël në më shumë se 1 vit. Treguesi u rrit vetëm 16%, në total pak mbi 1.2 mln netë qëndrime. Korrikun e 2023-shit, ky tregues ishte mbi 48%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.