Taksa

Turizmi rrit numrin e të punësuarve

Tatimet thonë se  18,890 janë të punësuarit e rinj në zonat turistike, vetëm për muajt qershor – korrik 2018

Sipas tatimeve shifra e të punësuarëve të rinj është referuar nga të dhënat e gjeneruara nga “Deklarata e të punësuarve për herë të parë, atyre rishtaz, si dhe të larguarve nga puna”.

Këto shifra i përkasin Drejtorive Rajonale Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, dhe Sarandë, ku zhvillohet kryesisht aktiviteti i turizmit.

Nga të dhënat e tatimeve rezulton se Drejtoria me numrin më të lartë të punësimeve të reja është e ajo e Durrësit me 7,657, e ndjekur nga DRT Vlorë me 4,200, DRT Sarandë me 2,641, DRT Shkodër me 2,238 dhe DRT Lezhë me 2,154.

Gjithashtu, në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik, referuar të dhënave që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rreth 370 tatimpagues janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, të cilët u përfshinë në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si pasojë e kontrolleve të ushtruara gjatë kësaj periudhe nga strukturat përkatëse.

DPT, kërkon nga çdo i punësuar që të denoncojë raste të mospagesave të kontributeve për punën e kryer, si dhe nga tatimpaguesit që të përmbushin detyrimet në mënyrë korrekte.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë