Për të ndihmuar në ndaljen e ngrohjes globale, anuloji ato pushimet përqark botës. Turizmi është përhapur aq me shpejtësi sa tani është përgjegjës për 8 përqind të gazrave serë që lëshojmë në ajër. Kjo është më shumë se katërfishi nga vlerësimet e kaluara.
Arunima Malik nga Universiteti i Sidnejt në Australi dhe kolegët e saj kanë vlerësuar emetimet e gazit serë nga turizmi në 160 shtete. Ata kanë thënë se industria emeton afro 4.5 gigatonë (Gt) dyoksid karboni çdo vit.
Matjet e mëparshme varionin nga 1 në 2 gigatonë në vit. Vlerësimet e reja të ekipit janë më të larta për shkak se, bashkë me emetimet direkte nga transiti ajror, ata gjithashtu përfshijnë emetimet indirekte. Këto përfshijnë emetime nga prodhimi i ushqimeve për turistët që hanë në mënyrë luksoze kur janë me pushime, mirëmbajtja e hoteleve dhe suveniret. Më 2013 kjo shtoi edhe 1 deri në 2 gigatonë ekstra.
Por ka më shumë, gjurmët e karbonit vjetor nga turizmi janë rritur me shpejtësi, nga 3.9 gigatonë më 2009 në 4.5 gigatonë më 2013. Kjo duhet se do të vazhdojë. “Vlerësojmë se skenari i zakonshëm i biznesit do të rrisë gjurmët e karbonit nga turizmi në 6.5 gigatonë rreth vitit 2025”, thotë Malik.
Problem shëndetësor
Turizmi rritet ndërsa njerëzit pasurohen. Ndoshta, jo çuditërisht, ShBA është burimi më i madh i emetimeve prej turizmit, për shkak të qytetarëve të saj që udhëtojnë gjetiu, por edhe njerëzve nga jashtë që vizitojnë ShBA-në.
Por të tjerë shtete po i afrohen shpejt. Rritja më e fortë është parë në ekonomitë e reja si Kina, India dhe Brazili, ndërsa qytetarët e pasur kërkojnë të udhëtojnë në destinacione ekzotike”, thotë Malik.
Në një linjë me këtë, shifrat e nxjerra muajin e kaluar nga Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara tregon se më 2017 –ën kinezët ishin në majë të shpenzuesve për turizmin.
Ata kanë nxjerrë jashtë 258 miliardë dollarë amerikanë, afro dyfishin i 135 miliardë dollarëve të shpenzuar prej amerikanëve.
“Të fluturosh më pak është një rekomandim”, thotë Malik. Por deri tani dëshira e njerëzve për pushime ekzotike nuk tregon shenja tkurrjeje. “Rritja në shpenzimet e lidhura me turizmin është përshpejtues më i fortë i emetimeve sesa rritja në industri, ndërtim apo në shërbime”, thotë Malik.
*Andy Coghlan/ New Scientist.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.