Ekonomi

Turizmi nuk rikuperoi as në shkurt

Nga Gazeta ‘SI’ – Shifrat e turizmit në Shqipëri nuk u rikuperuan as në shkurt 2026, pas rënies së raportuar gjatë janarit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, rritja e hyrjeve ishte më e ngadaltë, duke shënuar 1.1 milionë hyrje, me një rritje prej 3.9%, ndërsa në shkurtin e vitit të kaluar kjo rritje kishte qenë 8%.

Pjesa më e madhe e hyrjeve ishin shtetas shqiptarë, me 584 mijë persona (rritje 7,6%), ndërsa të huajt përbënin rreth 516 mijë persona, me një rritje minimale prej 0,03%. Nga shtetasit e huaj, Europa Jugore kontribuoi me 85% të hyrjeve nga kontinenti, ndërsa Europa Perëndimore me vetëm 5%.

Sa i përket qëllimit të hyrjeve, 96% e shtetasve të huaj hyjnë për arsye personale, ndërsa hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale u rritën me 7.9% krahasuar me Shkurt 2025.

Nga ana tjetër, daljet nga Shqipëria shënuan gjithashtu rritje, duke arritur 1.090.650 persona (rritje 2,2%). Nga këta, 572 mijë ishin shqiptarë (rritje 5,3%) dhe 517 mijë të huaj, me një rrënie prej 1% krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë