Shqipëria është vendi që rikuperoi më shpejt turizmin krahasuar me periudhën e para pandemisë.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, Shqipëria për 10 mujorin e 2022-shit regjistroi rreth 3.6mln netë qëndrime, me rritje prej 22.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021-shit.
Kjo është rritja më e lartë e net qëndrimeve në Europë ndërsa BE-ja pati një tkurrje me 5.6%.
Këtë vit Shqipëria u vizitua nga 7.5mln turistë të huaj dhe të ardhurat neto për 9 muajt e parë ishin 842 mln euro, 23.5% më shumë se në vitin 2021.
Pas Shqipërisë, rikuperimin më të shpejtë e shënoi Serbia, me 21.3%, e ndjekur nga Danimarka, 12.3%, Islanda (5%), Holanda (4%), Norvegjia (2.5%) dhe Turqia me 1.2%.

Në Mal të Zi, net qëndrimet për periudhën janar-tetor 2022 ranë me gati 9% dhe në Maqedoninë e Veriut u tkurrën me 21.3%.
Numri total i netëve të kaluara në akomodime turistike në BE gjatë 2022-shit ishte afër nivelit të para pandemisë (2.72 miliardë net në 2022 krahasuar me 2.88 miliardë në 2019; -5.6%).
Krahasuar me gjashtëmujorin e parë para verës 2019 (janar–qershor), në të njëjtën periudhë të 2022, netët e kaluara në akomodimet turistike ranë me 11.0%. Ndërkohë, periudha korrik-dhjetor pasqyroi nga afër nivelet e netëve të kaluara të vitit 2019 (-1.9%).
Sa i përket udhëtimeve të brendshme, të dhënat e vitit 2022 tregojnë një numër rekord prej 1.53 miliardë net të kaluara, një rritje prej 10.9 milionë krahasuar me vitin 2019 (0.7%).
Ndër vendet e BE-së, numri i netëve të kaluara nga turistët vendas dhe të huaj në 2022 krahasuar me 2019 është rritur në tre nga Shtetet Anëtare me të dhëna të disponueshme: Danimarkë (38.4 milionë net në 2022 krahasuar me 34.3 milionë në 2019; rritje 12.3%), Holanda (128.3 milionë krahasuar me 123.4 milionë; rritje 3.9%) dhe Belgjika (42.7 milionë krahasuar me 42.5 milionë; rritje 0.5%).
Ndërkohë, vendet e tjera nuk janë rikuperuar ende plotësisht nga ndikimi i pandemisë në turizëm.
Ky ishte veçanërisht rasti në Letoni (3.9 milionë në 2022 krahasuar me 5.5 milionë në 2019; -29.6%) dhe Sllovaki (12.3 milionë krahasuar me 17.2 milionë; -28.3%).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




