Treg

Turizmi kulturor në Shqipëri, në krizë të thellë

“Ndjehemi të injoruar nga qeveria. Problematika e së ardhmes kur të rinisë puna do të jetë mungesa e punonjësve që kanë emigruar jashtë vendit”

Do kohë më parë, kur aktorët e turizmit në vend në prognozat e tyre për vjeshtën, mendonin se volumi i punës për turizmin kulturor dhe disa lloje të tjera të tuzimit që lëvrohen në vjeshtë, do të kryhej, ishin disi entuziastë. Duke marrë parasysh krizën që po përjetohej.

Por të gjithë dështuan në prognozat e tyre. Turizmi bregdetar nuk rezultoi asfare një test për turizmin kulturor.

Ky lloj turizmi përqafohet kryesisht nga moshat e treta, kurioze për kulturën, traditat, historitë e vendeve të reja që nuk i kanë vizituar më parë.

Por këta janë edhe kategoria më e riskuar nga panemdia globale.

Thënë këtë, shifrat në rritje të infeksioneve të reja në Europë e pothuajse në të gjithë botën pas sezonit të plazhit, zhvlerësuan parashikimet e aktorëve të industrisë së turizmit për një optimizëm të vakët se në vjeshtë do të kishte turizëm kulturor.

Aktualisht bizneset që merren me këtë lloj turizmi kanë larguar pothuajse 100% të punonjësve të tyre, një pjesë e kanë pezulluar aktivitetin, por vijojnë të paguajnë kostot korente.

Situata në këtë sektor paraqitet alarmante sipas sipërmarrësve në këtë sektor.

Rexhep Kasmi i cili ushtron aktivitetin në këtë fushë dhe është kreu i shoqatës ATOA (Shoqata e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike) tregon në një bisedë me gazetën “Si” se ai vetë e ka pezulluar aktivitetin e tij dhe ka larguar me dhimbje punonjësit, guida të specializuara dhe çertifikuara, me minimum 1-2 gjuhë të huaja dhe me eksperienca jashtë kufijëve të vendit.

Rexhep Kasmi, ATOA

“Por si unë dhe kolegët e mi që kanë një biznes të  tillë kemi mesatarisht kosto mujore 1500 euro. Aktivitetin e kemi pezulluar, por zyrën e kemi mbajtur sepse nëse e lë zyrën, kur të rinis aktiviteti, çmimet shtrenjtohen. Plus nuk duam të humbim partnerët dhe klientët tanë. Jam në komunikim të përditshëm me ta”- thotë Kasmi.

Ai shpjegon se nuk ka statistika të konfimuara nga sektori për momentin, gjithçka është e paqartë. Sipas tij analiza me statistika do të bëhet kur të rinisë puna, që sipas parashikimeve të tij dhe kolegëve të tij mendohet maji i vitit 2021.

Por, Kasmi pohon se situata ka nisur tatëpjetën që në nëntor 2019-të pas tërmetit të datës 26 të vitit të kaluar.

Unë, tregon ai, që prej atëherë, kam zero qarkullim në arkën e biznesit, teksa pagesat vazhdojnë.

“Agjencitë turistike që dizenjojnë paketa incoming, për grupet që vijnë në Shqipëri për turizmin kulturor, kanë pasur zero punë. Veçanërisht gjatë pandemisë. Për ne lufta nuk ka mbaruar.Vazhdon. Ka patur ardhje sporadike, private që kanë shfrytëzuar guidat lokal, por jo agjencitë. Ne përpos kostove të biznesit, kemi edhe familjen për t’u mbajtur dhe jemi krejtësisht pa përkrahje”- thotë Kasmi.

Ai i trembet veçanërisht të ardhmes kur të rinisë puna se nuk do të gjejë punonjës. Guidat e specializuara thotë ai, kanë emigruar tashmë dhe nuk do t’ju interesojë të kthehen më.

Kasmi thotë se qeveria i ka injoruar ftesat për biseda dhe letrat me sugjerime për të shpëtuar sektorin.

Ai e konsideron sjelljen e qeverisë në këtë periudhë krize të thekshme si bajraktare.

“Teksa qeveria u bë dedektiv edhe për gratë e sipërmarrësve të vegjël që punonin pa sigurime në biznesin e familjes për t’ju dhënë pagën e luftës, që unë e konsideroj vulgare, banale, lëmoshë, për një kategori tjetër që paguajnë taksa dhe nuk kanë punë nuk mendoi. Ne jemi partner, ne nuk konsiderohemi. Qeveria duhet të ulet, të ketë një strategji dhe një buxhet për të shpëtuar turizmin dhe ne japim sugjerime se ku dhe si duhen orientuar. Ne jemi grup interesi.”- shprehet Kasmi.

Ai sjellë në kujtesë mbështetjen më të fundit që ka dhënë qeveria gjermnane për bzineset pas vendimit për kufizimet pas rasteve në rritje të infeskioneve të reja.

“Gjermania para se të vendoste kufizimet pas orës 6 pasdite, publikoi paketën mbështetëse të bzineseve. Qeveria rimburson 75% të xhiros së tyre të kryer në të njëjtën periudhë të vitit 2019-të. Nuk është se dua të bëj paralele me Gjermaninë sepse është shteti më i fuqishëm i Europës dhe ne më I varfri, por nëse ka strategji dhe partneritet, problematikat adresohen mirë dhe zgjidhen më lehtë. Ne ndjehemi të përjashtuar. Shteti sot është moderrnizuar. Mjafton të kesh principet e sakta. Por qeveria po shpërdoron paratë e popullit dhe po I shpërndan në mënyrë të gabuar”- thotë Kasmi duke pohuar se në këto kushte do të ketë shumë falimentime ndër biznese që prej muajsh nuk kanë qarkullim. Kjo sipas tij do të duket qartë kur të rinisë puna.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë