Nga Gazeta “SI”- Pas nisjes së ofensivës së Izraelit në Gaza më 7 tetor 2023, ka marrë zhvillim një formë e re dhe e diskutueshme e turizmit që disa studiues dhe aktivistë e kanë quajtur “turizëm gjenocidal”.
Ky fenomen përfshin udhëtime drejt zonave të konfliktit sidomos pranë kufirit me Gazën apo në vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor ku individë, shpesh të lidhur me kauzën izraelite, shkojnë për të parë luftën “nga afër”, për të bërë fotografi, video, apo për të marrë pjesë në aktivitete me ngarkesë të lartë ideologjike.
Në një video të shpërndarë në rrjetin X nga agjencia e lajme “Globe Eye News”, shihen qytetarë izraelitë të cilët hipin mbi një varkë, dhe nisën për të “soditur” bombardimin e Gazës. “Globe Eye news” e shoqëron videon me titullin “ Izraeli ofron varka turistike për të parë nga afër shkatërrimin e Gaza-s”.
“Qëllimi i kësaj vizite është t’i afrohemi sa më shumë Gazës” thotë një vizitore izraelite. “ Ne e vezhgojmë plotësisht Gazën dhe kuptojmë se tani e tutje Gaza do të jetë e gjitha hebreje”
Një tjetër “turiste” izraelite, thotë se nëse do Zoti, populli izraelit do ta fitojë këtë luftë.
“ Nëse Zoti do, ne do ta fitojmë këtë luftë. Ne do të ndërtojmë më pas dhe do të jemi dëshmitarë të vendbanimeve të izraelitëve në Gaza”
Në anije ka njerëz të moshave të ndryshme, që nga fëmijë e deri të moshuar të cilët vëzhgojnë me interes nga larg , bombardimet në rripin e Gazës.
Ku fillon dëshmia dhe ku përfundon normalizimi i dhunës?
Turizmi gjenocidal nuk konsiderohet si praktikë e ligjshme, sipas Azzam Salameh, specialist në çështjet e turizmit në Palestinë.
“Sipas së drejtës ndërkombëtare, vendbanimet nuk njihen si të ligjshme, pasi ato përbëjnë shkelje të Nenit 49 të Konventës së Gjenevës dhe janë në kundërshtim me deklaratat ndërkombëtare prandaj, çdo aktivitet izraelit i kryer në këto toka është po aq i paligjshëm.” thotë ai per Asociated Press
Qëllimi i turizmit gjenocidal është të mashtrojë, të shtrembërojë dhe të vjedhë duke përhapur narrativën e pushtimit dhe duke forcuar pretendimet historike dhe politike për kontrollin e tokës. Këto vizita lidhen edhe me kërkimin e rrënjëve fetare dhe historike, të cilat izraelitët i përdorin si pjesë të diskursit të tyre nacionalist dhe fetar për të justifikuar vendbanimet dhe judaizimin” thotë Salameh

Shumë izraelitë i shohin këto toure si mënyrë për të promovuar narrativën historike të pushtimit ndaj botës dhe për të përpjekur të rindërtojnë perspektivat ndërkombëtare dhe të ndryshojnë qëndrimet në lidhje me natyrën e luftës. Por në realitet, ajo bën të kundërtën ekspozon më shumë brutalitetin e izraelitëve dhe shkeljet e tyre të të drejtave të njeriut.”
Në Palestinë, zona e Sderotit, një vendbanim i ndërtuar mbi rrënojat e fshatit të zbrazur dhe të zhvendosur me forcë Najd, ka parë dhjetëra turistë që vijnë për të parë operacione ushtarake në shkallë të gjerë në zonat kufitare me Gazën pas vitit 2005. Turistët ulen në karrige, duartrokasin ndërsa shohin raketa të nisura nga avionët që synojnë civilët dhe brohorasin kur Iron Dome intercepton raketat e rezistencës
Shumë kritikë e kanë quajtur këtë formë të turizmit si gjenocedial sepse ai banalizon dhunën masive, i jep legjitimitet veprimeve ushtarake dhe shfrytëzon dhimbjen për spektakël.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.