Ekonomi

Turizmi gjatë prillit u rrit me 18.5 herë. Kontributi më i lartë nga kosovarët

Gjatë muajit prill 2021, në Shqipëri hynë 466.283 shtetas të huaj, një rritje prej 18.5 herësh krahasuar me prillin e 2020-s. Në krahasim me muajin paraardhës, rritja është me 19.8 herë.

Sipas Instat, dyndja masive gjatë muajit prill është ndikuar nga masat anti-covid.

Pjesa më e madhe e vizitorëve gjatë prillit 2021, ishin nga Kosova, me një rritje prej 2.1 dhe Zvicra me 2 herë krahasuar me prillin e kaluar. Ulje ka patur Greqia dhe Anglia.

Kosovarët erdhën në numër të lartë gjatë fundjavës së parë të prillit, kur qeveria e Kosovës vendosi masat anti-covid, mbylli baret dhe restorantet dhe zgjati orën policore

Daljet  e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë prillit 2021 janë 449.930, rritje me 18.8  herë në krahasim me prillin e vitit 2021.  

219.305 nga vizitorët ishin në Shqipëri për pushime dhe vizita dhe pjesa tjetër për biznes dhe tranzit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë