Ka ndodhur

Turistin holandez e merr rrjedha në kanionet e Osumit, shpëton bashkëshortja

Gazeta Si – Dëshira për të notuar në kanionet e Osumit ka rezultuar fatale për një turist holandez, të cilin e ka marrë rrjedha e lumit. Ka shpëtuar bashkëshortja e tij, që është paraqitur në spitalin e Çorovodës për të marrë ndihmën mjekësore.

Shtetësja holandeze, 64 vjeç, ka deklaruar se ishte futur bashkë me bashkëshortin 68-vjeçar për të notuar në kanionet e Osumit. Ajo ka dalë nga lumi, ndërsa bashkëshorti jo. Polumbarët po punojnë për gjetjen e turistit.

Njoftimi i policisë
Më datë 08.05.2023, në spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja holandeze H.(V. A.) C.S., 64 vjeçe, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J.A.S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.

64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të DVP Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë