Nga Gazeta ‘SI’- Në vitin 2024, turistët kanë shpenzuar në Shqipëri 4.55 mld euro, raporton Banka e Shqipërisë.
Në tremujorin e fundit të vitit, turistët kanë shpenzuar 1.1 mld euro, ndërsa gjatë sezonit veror u raportua vlera më e lartë, 1.9 mld lekë.
Të ardhurat nga turizmi në 2024-n janë të më lartat të raportuara ndonjëherë, ndonëse shifrat e turistëve patën një rritje më të ngadaltë.
INSTAT raporton se për të njëjtin vit, në Shqipëri erdhën 11.7 mln turistë, mesatarisht 430 euro për turist.
Shkëlqimi i turizmit në vend nuk pritet të zgjase edhe pse ekonomia parashikohet të ketë një performancë të mirë. Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi projeksionin për një rënie të turizmit.
“Dobësimi i kërkesës për turizmin, pas goditjeve të tilla globale, mund të sjellë si rezultat zhvlerësimin e kursit të këmbimit dhe një rënie në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke ndikuar negativisht në sektorët financiarë dhe publikë, duke pasur parasysh shkallën ende të konsiderueshme të borxhit në monedhë të huaj”, shkruhet në konkluzionin e FMN-së, pas vizitës disa ditore në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.