Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë 2025-s, turistët që vizituan Shqipërinë shpenzuan një shifër rekord prej 5.7 mld eurosh ose rreth 15% më e lartë se vitin e shkuar.
Përgjatë të njëjtit vit, në Shqipëri erdhën rreth 12.5 mln vizitorë dhe shpenzimi mesatar llogaritet në 460 euro/turist. Në 2024-n, kjo vlerë ishte 427/turist.
Sigurisht, shpenzimet kulmuan në verë. Gjatë periudhës korrik-shtator, të huajt shpenzuan 2.3 mld euro.
Ndërkohë, bizneset e turizmit në vend mbeten të shqetësuar për turistët “low-cost” që tërheq Shqipëria, duke fajësuar politikbërësit dhe problemet infrastrukturore. Qeveria ka shprehur iniciativën për ta bërë Shqipërinë një destinacion të turizmit elitar dhe luksoz, për të rritur kështu të ardhurat nga ky sektor, që tashmë është shtylla parësore e ekonomisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje