Nga Gazeta 'SI' - Muaji tetor ka rezultuar i suksesshëm për sektorin turistik, ku vizitorët u rritën me 43% nga një vit më parë.
Vjeshta në Shqipëri duket se ka qenë tërheqëse për vizitorët e huaj, që u shtuan me 80% dhe pothuajse aspak për vendasit që u shtuan me vetëm 0.7%. Në shifra absolute, gjatë tetorit raportohen 146.867 vizitorë të huaj dhe 71.674 vendas.
INSTAT tregon se numri i net qëndrimeve përgjatë muajit është rritur me 44% në total, 75% për të huajt dhe 1.2% për vendasit.
Sipas rajoneve, jugu ishte i preferuari i turistëve shqiptarë dhe rajoni qendror për të huajt.
Po ashtu raportohet se vizitorët vendas kanë braktisur hotelet dhe kanë qëndruar në struktura të ngjashmë të llojit AirBnB. Vizitorët nga jashtë kanë preferuar hotelet.
Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 27.7 %, kundrejt 16.4 % që ishte në muajin tetor 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 27.4 %, kundrejt 18.4 % që ishte në muajin Tetor 2023.
Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.