Ekonomi

Turistët e huaj shpenzuan 2 mld euro në Shqipëri, por konsumuan më pak se vjet

Nga Gazeta 'SI' - Të huajt në Shqipëri shpenzuan 1.95 mld euro në 6 muaj.

Banka e Shqipërisë raporton se nga janari në mars të huajt shpenzuan 788 mln euro, ndërsa nga prilli në qershor 1.1 mld euro. Vlera është 25% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

Rritja e shpenzimeve është më e vogël se rritja e numrit të vizitorëve. Në 6 muaj, Shqipëria u vizitua nga 4.5 mln të huaj, ose 34% më shumë se vjet.

Në një përllogaritje mesatare të vlerës totale të shpenzimeve për turist, rezulton se një person ka harxhuar në Shqipëri 428 euro nga 457 euro që rezultoi në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kontaktuar më herët nga Gazetasi.al, tur-operatorët pranuan se sezoni i 2024-s ka rritje në numër të turistëve, por ndryshim të tipologjisë. Turistët “low-cost” që nuk tërhiqen nga konsumi janë vizitorët më të shpeshtë të vendit tonë.

Nga ana tjetër, BSH tregon se shqiptarët shpenzuan 1.2 mld lekë jashtë Shqipërie ose 24% më shumë se vjet. 

Bilanci i udhëtimeve midis të huajve që vijnë në Shqipëri dhe shqiptarëve që ikin jashtë ishte 740 milionë euro, me një përmirësim prej 28% nga e njëjta periudhë e një viti më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë