Politike

Turi me diasporën / Thirrje kundër Ramës, Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

Takimi i Ramës me shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar nisi me incidente pasi mbështetës të opozitës ishin infiltruar në radhët e shqiptarëve që kishin ardhur për të dëgjuar kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa Rama nisi të fliste, nga salla u dëgjua një person që thërriste “Rama ik! E ndërsa personeli i sigurisë u kujdes ta largonte, Kryeministri Rama kërkoi ndjesë.

‘”Ndejsë për të një grusht të verbërish atje tek dera, të nxitur nga të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë e bërtisnin aty përballë. Keqardhje por asnjë dyshim me vetëdije se edhe ata janë pjesë e familjes sonë të madhe” tha ai.

Menjëherë një tjetër zë u dëgjua nga salla “Hajdut”. Këtë herë, Rama reagoi me spotivitet, duke thënë “lëreni se është i vetëm, e kemi për sy të keq”.

“Keqardhje. Parti që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaja”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë