Politike

Turi me diasporën / Rama njofton shqiptarët e Italisë për takimin në Milano, do mbahet në Pallatin e Sportit

Kryeministri Edi Rama ka informuar destinacionin e radhës për takimin me diasporën.

Përmes një postimi në Facebook, Rama lajmëron shqiptarët e Italisë se me 26 maj në Milano, ora 11:00 do jetë takimi në Viale Gabardi.

Siç duket edhe nga një foto ilustruese e përcjellë ne Facebook, Rama do të zhvillojë takimin në një Pallat Sporti shumëvendësh pak a shume i njëjti format siç u realizua edhe pak ditë më parë me emigrantët e Athinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë